Në Kolumbi 200 ushtarë të cilët u ndaluan nga banorët e një fshati teksa po hetonin fushat ku zhvillohej prodhimi i paligjshëm i gjetheve të kokës u lanë të lirë, transmeton Kosova Post.
Ushtarët, të cilët u informuan se prodhimi i paligjshëm i gjetheve të kokës bëhej në fshatin Tibu në rajonin administrativ të Santanderit verior të vendit, filluan punimet në rajon, shkruan AA.
Ndërkohë banorët, të cilët kanë rrethuar ushtarët, fillimisht ua kanë konfiskuar armët dhe më pas nuk i kanë lejuar të largohen nga fshati.
Drejtori i Zyrës së Avokatit të Popullit, Carlos Camargo tha se për lirimin e ushtarëve 12 orë kanë zhvilluar aktivitete ndërmjetësimi me banorët dhe se problemi është zgjidhur me dialog pa pasur nevojë për operacion.
Në deklaratën e ushtrisë thuhet se ushtarët janë rrethuar nga banorët gjatë kryerjes së detyrës. “Ushtarët kanë marrë armët, por ushtarët që nuk kanë dashur të dalin ballë për ballë me banorët kanë pritur që problemi të zgjidhet në mënyrë paqësore”, thuhet në deklaratë.
Forcat e sigurisë, të cilat duan të parandalojnë mbjelljen e paligjshme të gjetheve të kokës në Kolumbi, organizojnë operacione të befasishme.