Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili ishte duke u mbajtur në paraburgim është liruar, përcjell KosovaPost.
Molliqaj ka reaguar edhe përmes Facebookut pas arrestimeve me forcë të zyrtarëve të PSD-së, të cilët mbajtën aksion për tiketat ngjitëse prej 5 eurosh për automjete.
“Plaçkitja ndaj qytetarëve nuk kaloi pa u dalluar. Investimin në imazhin e superioritetit moral e mori lumi. Dhuna policore vjen prej një sistemi të vjetër që ushqehet edhe nga rendi patriarkal. Janë po këta policë që nuk reagojnë ndaj dhunës së përditshme ndaj qytetarëve pa mbrojtje e mbështetje nga shteti. Por policia është reflektim. Ajo merr yrush nga politika. E kur në pushtet liderët populist bëjnë kontabilitetin e numrave, tek policia përkthehet në zhvleftësim të jetës së qytetarit. Bashkëjetesa e patriarkatit me populizmin u pa dje me zë e me figurë”, shkroi Molliqaj.