I akuzuar për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa është liruar nga masa e arrestit shtëpiak dhe i është zëvendësuar me masën e paraqitjes në Polici.
Vendimi për lirimin e tij nga masa e arrestit shtëpiak është marrë të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për mediat, avokatja e tij, Kosovare Kelmendi.
“I njëjti ka qenë në arrest shtëpiak që dy vite. Dje është vendos nga Gjykata që të hiqet kjo masë dhe të zëvendësohet me atë të paraqitjes në polici një herë në javë”, ka thënë Kelmendi.