Lirohet femra e kidnapuar në Prishtinë

Lirohet femra e kidnapuar në Prishtinë

Dje rreth orës, 01:00, në Prishtinë, dy persona, tash të njohur për policinë, e kanë futur me dhunë një femër në veturën e tyre, transmeton Koha.net.

Sipas ngjarja ka ndodhur rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë kur nga persona të dyshuar, një femër është futur me forcë në një veturë të tipit Golf 4. Ata pastaj anë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitet policore pas grumbullimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit, kanë arritur që të identifikojnë viktimën si dhe të shoqëroj në stacion policor dy persona të dyshuar:

 S. D, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe

 E. A , mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndaj personave të dyshuar është iniciuar rasti shtrëngim dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohen në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit policor janë në përfundim të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.