Në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nuk gjendet më asnjë pacient me COVID -19.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, disa pacientë janë liruar për në shtëpi, ndërsa disa të tjerë janë transferuar në Klinikën Infektive 2 ( Mjekësinë Sportive) për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Sipas ShSKUK-së kjo klinikë, nga tani do të trajtojë vetëm pacientët post-COVID.