Lista “Guxo” do të garojë e ndarë në dy grupe për zgjedhjet lokale në komunën e Ferizajt.
Në njoftimin e KQZ-së vërehet se për zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj garojnë Iniciativa Qytetare Lista “Guxo” dhe Iniciativa Qytetare “Ne Guxojmë”.
Të dyja këto iniciativa qytetare kanë aplikuar në KQZ për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit si dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale.
“Iniciativa Qytetare Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj; 4. Iniciativa Qytetare Ne Guxojmë ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj”, shkruan në njoftimin e KQZ-së.
Periudha e aplikimit përfundon më 16 gusht