Pas gjashtë herë refuzimi nga autoritet e Kosovës, dje Drejtori i “Zyra për Kosovën”(siç quhet në Serbi), është lejuar të hyj në Kosovë, shkran KosovaPost.
Petkoviq, së bashku me përfaqësuesit e Listës Serbe kanë marrur pjesë në liturgjinë e krishtlindjeve ortodokse në Manastirin e Graçanicës.
Sipas mediave serbe, liturgjinë e ka shërbyer peshkopi Teodosije.
Thuhet se ai do të qëndroj edhe sot në Kosovë, teksa vizitën do ta përmbyllë në fshatin Pasjan të Gjilanit.