Lista Serbe ka thirrur një protestë në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës. Ajo që bie në sy është edhe pjesëmarrja e fëmijëve në këtë protestë.
Madje ata janë vendosur në ballë të protestës.
Kujtojmë se përfaqësuesit politik të serbëve kanë vendosur të largohen nga institucionet e vendit.
Ata po kërkojnë themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.