Lituani- Institucionet e Lituanisë janë goditur me sulme kibernetike disa ditë pasi Moska premtoi se do të hakmerrej për sanksionet transitore të Kaliningradit.
Në një deklaratë të hënën, Ministria e Mbrojtjes tha se një sulm “intensiv” DDoS kishte në shënjestër “rrjetin e sigurt kombëtar të të dhënave, autoritetet e tjera publike lituaneze dhe kompanitë private”.
Grupi i hakerëve i lidhur me Rusinë i njohur si ‘Killnet’, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Lituani
Ata kanë postuar në llogarinë e tyre Telegram, informacione rreth sulmeve të planifikuara dhe të ekzekutuara të Mohimit të Shërbimit të Shpërndarë (DDoS).
Në një video-mesazh, grupi thotë se ka nisur sulmet në shenjë hakmarrjeje për kufizimet e vendosura nga Lituania në fillim të këtij muaji në tranzitin e mallrave të sanksionuara në enklavën e Kaliningradit të Rusisë. (noa.al/M.D)