Rusia e ka paralajmëruar Lituaninë për kufizimet e mallrave.
Moska e ka dënuar lëvizjen siç e cilësuan të “haptë armiqësore” për të kufizuar rrjedhën e mallrave të sanksionuara nga Bashkimi Evropian në enklavën ruse, ndërsa Lituania mbron masat.
Ministria e Jashtme e Rusisë, ka kërkuar heqjen e menjëhershme të kufizimeve të Lituanisë në tranzitin hekurudhor të mallrave të sanksionuara nga BE në enklavën e Kaliningradit të Moskës.
I vendosur midis anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë, Kaliningrad merr furnizime nga Rusia nëpërmjet hekurudhave dhe tubacioneve të gazit përmes Lituanisë.