Liverpool, një nga skuadrat e Premierligës angleze, mbylli ambientet e saj stërvitore për shkak të rasteve në rritje të llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19), transmeton KosovaPost.
Në deklaratën e bërë nga Liverpool, vihet re se ambientet ku u stërviteshin skuadra A janë mbyllur për të paktën 48 orë për shkak të rritjes së rasteve.
Liverpooli në Premier League, i cili luftoi kundër Chelseat humbi në këtë fundjavë ku ishte me një staf ku mungonin Alisson Becker, Roberto Firmino dhe Joel Matip.
Pas trajnerit gjerman Klopp, pozitiv rezultoi edhe ndihmësi i tij Pep Lijnders.
Gjithashtu Liverpooli ka aplikuar për shtyrjen e ndeshjes së nesërme kundër Arsenalit në gjysmëfinale të Kupës së Ligës .
Paraprakisht, në Premier League, për mbylljen e ambienteve ka shkuar edhe Manchester United për shkak të rasteve në rritje./KosovaPost/.