Shkruan: Agim Vuniqi
Qytetarëve deri më sot nga qeveritë e deritanishme i është servuar një ideologji e re qe është shnderruar si koncept jetese: llafomania kudo, ne rruge, ne kafene, ne ahengje, ne kuvend…, pra ndeshemi me nje retorike inflantive te ministrave, te deputeteve etj.
Demokracia nuk është ideologji, qe ka zevendesuar ate moniste, ashtu si e kane keqkuptuar “demokratet” anadollake, eshte menyre e jetes me te mire, qe nuk do te thote te mos riaktivizohen modele te organizimeve te perbashketa vullnetare, te mehershme, te tilla ka edhe ne SHBA, te formave eksploruese, te punes dhe vizites ne kampe te ndryshme, te grupeve te tanishme ne Amerike si ato te “Boys & Girls Clubs of America”, qe tubojne mbi 4 milione anetare, pastaj ato “Boy Scouts of America”.
Pra aktvitete te tilla vullnetare do te duhej t’ishin pjese e programeve strategjike ribashkuese ekonomike dhe kulturore e qeverive të Kosovës dhe Shqipërsisë. Të rinjte do te aftesoheshin dhe do te rikualifikoheshin per profesione te reja, ne perputhje me nevojat e qytetareve…
Aty te rinjte do te kultivonin veti me te mira edukuese dhe qytetare, do te zhvilloheshin debate shoqerore te rinjeve ku do te lindnin ide te reja per punen ekipore…
Per inkurajimin e aksioneve te tilla do te angazhoheshin edhe te rinjte nga diaspora, ndersa kompanite e ndryshme do te sponzoronin programe edukative dhe arsimore dhe do te reklamonin produktet e tyre, ata do te vizitoheshin nga grupe artistesh, kengetaresh, sportistesh… dhe keshtu do te relativizehesin permes punes mospajtimet politike, kulturore, fetare, ato rurale-urbane.