Art Sopi, fizioterapeut në klubin e Llapit ka deklaruar se stafi mjekësor te klubi llapjan duhet të jetë i informuar për gjendjen e futbollistit, përcjell KosovaPost.
Ai tregon se çdo futbollist i transferuar i nënshtrohet testeve mjekësore, shkruan FrontOnline.
“Kontrollimi mjekësor para transferimit të futbollistit te Llapi është i detajuar pasi ne stafi mjekësor duhet të informoheni nëse futbollisti është i gatshëm ta jap maksimumin”, ka thënë Art Sopi duke vazhduar:
“Në bashkëpunim me dr.Afrim Shabanin nga Mjekësia Sportive, bëhet ekzaminimi mjekësor duke nisur nga matja e gjatësisë dhe peshës, matja e gjatësisë dhe gjerësisë së çdo pjese trupore, testet muskulore dhe ligamentet. Poashtu, testohet sistemi kardiovaskular dhe në fund pas raportit të stafit mjekësor për gjendjen e futbollistit, vendoset për nënshkrimin e kontratës”.
Për fund, Sopi tregon se të premten Llapi udhëton në Turqi dhe se të gjithë futbollistët janë në gjendje perfekte.
“Llapi të premten udhëton drejt Turqisë për fazën përgatitore dhe gjendja e të gjithë futbollistëve është perfekte”