Një shembull i mirë i një qytetari nga Podujeva, është bërë lajm i mirë në mediat vendore, shkruan Kosova Post.
“Qytetari J.S nga Podujeva, ka gjetur një portofol me një sasi të konsiderueshme parash dhe të njëjtat ia ka dorëzuar në polici, për t’ia kthyer më pas pronarit” – njofton Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të PK-së, ky është një shembull i mirë, i cili, edhe njëherë, e dëshmon besimin që qytetarët e kanë ndaj këtij institucioni.