Loja politike e rastit ‘Cakaj’, kjo është e vërteta e mos-dekretimit nga Meta

Loja politike e rastit ‘Cakaj’, kjo është e vërteta e mos-dekretimit nga Meta

Përplasja mes presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, për rastin ‘Cakaj’ ka filluar të eskalojë.

Deklaratat e ashpra vijnë pasi Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Në arsyet e mos-dekretimit, Meta i përmend deklaratat e Cakajt dhënë në intervistë televizive për çështje të korrigjimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Meta, në letrën e drejtuar kryeministrit Edi Rama, thotë se deklaratat e Cakës janë të rrezikshme e që mund të sjellin pasoja të paparashikueshme në rajon dhe më gjerë.

Mirëpo, si duket kjo nuk është arsyeja e vërtetë e kësaj ‘loje politike’ të Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Burimet e lajmi.net brenda Qeverisë së Shqipërisë, kanë thënë se presidentit Meta dëshiron kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa Rama nuk po i jep, gjë që ka bërë të plas sherri mes tyre.

“Meta do kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Rama nuk ja jep. Kryetari i KLSH emërohet nga Presidenti, por aprovohet në parlament me shumicë të thjeshtë”, ka thënë ky burim i lajmi.net.

Sipas kësaj, i bie se Cakaj ka rënë pre e mospajtimeve mes liderëve më të lartë të shtetit shqiptar.

Mos akreditimi i Cakajt bëri që të ketë reagime të ndryshme si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria, duke i vënë nofka të ndryshme.

Reagimi i parë nga Kosova, ishte nga deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Ish-komandanti i UÇK-së, përgëzoi presidentin e Shqipërisë, për mos dekretimin e Cakajt.

“Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova në Qeverinë e Shqipërisë e tash i dërguari i Batonit, apo edhe me keq!”, ka thënë ai.

Gazetari Baton Haxhiu, pas këtij refuzimi, tha se e konsideronte aktin e presidentit Meta, një veprim ta padenjë dhe antihistorik.

Sido qoftë, deri më tani nuk ka pasur reagim nga protagonisti kryesor i gjithë kësaj historie, Gent Cakaj