Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur në finale të kategorisë -52 kg në Lojërat Mesdhetare të Oranit.
Kampionia olimpike arriti të mposhte spanjollen Ana Perez, shkruan lajmi.net.
Kjo fitore e dërgoi garuesen tonë në fazën finale të Lojërave Mesdhetare dhe tani një medalje është e sigurte për Kosovën.
Distria do të synojë të artën, por medalja e argjendtë është më e pakta që mund të marrë.
Kjo do të jetë medalja e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare të Oranit.