Lojërat Mesdhetare, Spanja ende pa përgjigje nëse do t’i lëshojë vizat për delegacionin e Kosovës

Lojërat Mesdhetare, Spanja ende pa përgjigje nëse do t’i lëshojë vizat për delegacionin e Kosovës

Në qershor do të mbahen Lojërat Mesdhetare në Taragona të Spanjës dhe pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) natyrisht se pritet edhe pjesëmarrja e Kosovës.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të mundësohet pjesëmarrja e Kosovës në këtë garë, pasi që Spanja ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje nëse do të procesojë vizat për delegacionin e Kosovës.

Spanja është një nga pesë shtetet e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën, kryesisht për shkak të problemit politik me Kataluninë.

Në Lojërat Mesdhetare ku supozohet se nuk duhet të ketë ndikime politike janë të regjistruara 26 komitete olimpike, përfshirë edhe Kosovën. Një nga administresit kryesorë institucional të kësaj gare është Gjykata e Lartë e Sportit që varet drejtpërdrejt nga qeveria e Spanjës, e cila ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Ndërkaq, Serbia është në mesin e 26 shteteve pjesëmarrëse në këto lojëra.

Paradoksi tjetër është se këto lojëra mbahen në Tarragona dhe Komiteti Olimpik i Spanjës e njeh në mënyrë të barabartë Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Letra e IOC për Spanjën

Fakt është që IOC ka dërguar tashmë një varg letrash drejt qeverisë së Spanjës për të pyetur nëse shteti do t’i procedojë vizat për delegacionin kosovar, mëson RAC 1.

Për momentin, në Madrid nuk ka një përgjigje për Kosovën, pasi Spanja nuk e njeh Kosovën dhe nuk ja pranon pasaportat.

Për momentin, pjesëmarrja e atletëve nga Kosova është në dyshim dhe kjo mund të çojë në një tjetër konflikt diplomatik sepse sipas të drejtave ndërkombëtare në fushën e sportit, IOC e ka autoritetin që të shkojë përtej ligjeve të një shteti.

Ky incident të cilin IOC e përshkruan si delikat, mund të ketë një kapitull të ri në nëntor, kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Komiteteve Olimpike të Evropës, e cila mbahet pikërisht në Spanjë.

Problemi mund të përsëritet nëse vizat nuk do të procesohen për Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

You may also like

Vetëvendosje tregon emrat e aktivistëve të arrestuar

Policia arrestoi 8 persona gjatë ditës se sotme.