Një grup avokatësh për të drejtat e njeriut në Mbretërinë e Bashkuar, janë ankuar në policinë e Londrës për krime lufte të kryera në Jemen, nga zyrtarë të lartë të Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton Kosova Post.
Ndërsa ndërhyrja ushtarake e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ( EBA ) në Jemen po vazhdon që nga viti 2015, përpjekjet për pajtim vazhdojnë.
Sipas lajmeve në Al Jazeera, firma juridike me qendër në Londër “Guernica 37”, deklaroi se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kryer krime të luftës në Jemen dhe u ankua ndaj këtyre vendeve në policinë e Londrës.
Ankesa e avokatëve iu dorëzua policisë së Londrës dhe Prokurorisë së Kurorës.
“Guernica 37” argumentoi se 22 ministra dhe zyrtarë ushtarakë të lartë sauditë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin të përfshirë në krime kundër njerëzimit.
Lawyers to submit Yemen war crimes dossier to UK police https://t.co/F1f81ndIOa
— The Guardian (@guardian) October 20, 2021
Akuza kërkon që emrat e përmendur të ndalohen menjëherë pas hyrjes në MB.
“Ne po flasim për krimet më të tmerrshme dhe jemi kundër që atyre t’iu ofrohet imunitet” tha Toby Cadman i grupit Guernica 37.
Ankesa e avokatëve specifikuan sulmin ajror të vitit 2018 në një autobus shkolle në Jemenin verior gjatë të cilit u vramë të paktën 26 fëmijë, bombardimi i vitit 2016 i një funerali në kryeqytetin Sana’a që vrau 140 njerëz dhe bombardimi i civilëve në Jemenin jugor nga mercenarët kolumbianë. Me një fjalë, ankesa veçon tri raste, ku përfshihen tortura dhe vrasje./KosovaPost/