Flota Detare Britanike do të vazhdojë të hyjë në “ujërat territoriale të Ukrainës”, tha Ministri i Punëve të Jashtme të vendit, Dominik Rab, duke komentuar incidentin me luftanijen “Defender”, transmeton Kosova Post.
Sipas Rab, anija britanike “Defender”, e cila lundroi në ujërat territoriale të Rusisë, shkoi në rrugën më të shkurtër dhe më të drejtpërdrejtë (nga Odesa në Batum).
“Është një rrugë e njohur ndërkombëtarisht. Ne kemi të drejtën e plotë për të kaluar lirisht përmes ujërave territoriale të Ukrainës në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë tutje punën “, tha ministri britanik.
Ai mbështeti plotësisht veprimet e ekuipazhit të luftanijes “Defender”, i cili shkeli kufirin rus në Detin e Zi.
Duhet të kujtojmë se luftanija britanike “Defender” derisa lundrontenë deti , më 23 qershor hyri tri kilometra në kufirin e ujrave të Rusisë, tek zona e Kepit Fiolent në Krime. Anija kufitare ruse lëshoi të shtëna paralajmëruese, ndërsa aeroplani Su-24M kreu një bombardim paralajmërues në drejtim të lëvizjes së anijes. Ministria Britanike e Mbrojtjes dhe kabineti qeveritar pretendojnë se luftanija nuk u qëllua dhe se nuk ishte në ujërat territoriale ruse, shkruan sputnik. Sidoqoftë, një gazetar që ishte në anijen britanike konfirmoi se anija hyri qëllimisht në ujërat territoriale ruse./ Kosova Post/