Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka reaguar ndaj paraqitjes dhe deklarimit televiziv të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt nga Deçani.
Sipas, Loshit, paraqitja dhe deklaratat e Haradinajt si një ekspert i shëndetësisë është për habi.
Tutje ka shkruar Loshi se nuk mjaftojnë as 700 pikëçuditëse se si Haradinaj, fliste për pacientët, derisa mjeku vetëm rrinte pas tij.
“Po e shikoj me interesim paraqitjen e Rumush Haradinajt nga Deçani për TV Dukagjinin. Prapa kishte dy mjekë, njëri nga të cilët është edhe deputet i AAK-së dhe specialist i sëmundjeve infektive, nga më të mirët që ka Kosova. Ndoshta është më i miri i të mirëve. Dhe, doktori rrinte (lexo: mbahej) pas liderit të tij derisa ky si një injorant i fushës së mjekësisë fliste për pacientët me simptomë të vjelljes dhe barkqitjes! As gazetari nuk bëri ndonjë përpjekje për ta marrë mendimin e ekspertit që e kishte vetëm dy hapa tutje. Dhe, as drejtuesi i debatit në studio nuk kishte pyetje për ekspertin, por për Ramushin!!! Tri pikëçuditëse janë pak. As 700 nuk mjaftojnë”, ka shkruar Loshi në një postim në Facebook.