Portugalia ngeci në transfertë përballë Irlandës duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola.
Nuk arriti të lë gjurmë në këtë sfidë as C.Ronaldo por ylli portugez arriti të tërheq vëmendjen me një gjest shumë të bukur në përfundim të sfidës.
Një vajzë e vogël arriti të kalojë rrethimin duke u futur brenda në fushë, për të takuar idhullin e saj, C.Ronaldo.
CR7 u prek nga vajza e vogël, e cila mes lotëve vraponte për ta takuar. Ronaldo fillimisht e përqafoi ndërsa më pas i bëri dhuratë fanellën e tij, një gjest më të vërtetë i bukur që nuk i shpëtoi vëmendjes së mediave.