Konyaspor zhvilloi ndeshjen e parë që nga aksidenti tragjik i lojtarit të tyre Ahmet Çalik, përcjell KosovaPost.
Mbrojtësi turk humbi jetën në një aksident trafiku, duke bërë që ndeshja e klubit ku ai luante të shtyhej.
Konyaspor dje është kthyer në fushë ndaj Adana Demirspor, ku tifozë dhe klubi nderuar mbrojtësin e tyre.
Shumë lule u hodhën në fushë, ndërsa edhe koret në brohoritje për mbrojtësin e njohur nuk munguan.
Konyaspor ka qenë duke e zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, pasi mban vendin e dytë në kampionat me 40 pikë.
Te Konya me shumë sukses luajnë lojtarët shqiptarë Zymer Bytyqi, Sokol Cikaleshi dhe Endri Çekiçi.