Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona në Gjakovë për arsye se këta kanë kryer veprën penale “organizim i skemave piramidale”, shkruan KosovaPost.net.
Të njëjtit u arrestuan pasi janë takuar në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre, pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar.
“Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari kosovar bashkëpronar i lokalit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.