Transparency International, ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit, por vazhdon të mos e ketë nën kontroll.
Në raportin e kësaj organizate ndërkombëtare Kosova renditet e 81 me 41 pikë, dy më shumë se vitin e kaluar.
Kryeministri Albin Kurti e ka thënë se lufta kundër korrupsionit po vazhdon të jap rezultate.
“E ngecur për gati një dekadë në gjysmën e fundit globalisht në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Kosova është ngritur 20 vende lart në 2 vjet nën Qeverinë tonë. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Edhe ambasada e Francës në Kosovë e ka vlerësuar si hap të mirë përparimin e Kosovës në luftimin e korrupsionit.
Our @anticorruption fight continues to pay off. Stuck for nearly a decade in the bottom half globally in Transparency International’s Corruption Perceptions Index, Kosova has rocketed 20 places up in 2 years under our Govt. Independent confirmation that our reforms are working. pic.twitter.com/EOuB0P2SLW
— Albin Kurti (@albinkurti) January 31, 2023
“Kosova vazhdon progresin e saj duke fituar tre vende në krahasim me vitin e kaluar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Ne duhet të vazhdojmë këtë progres. Franca mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit”, thuhet në njoftimin e ambasadës franceze.