Imazhet satelitore duket se tregojnë dëme të mëdha dhe disa aeroplanë luftarakë rusë të shkatërruar në një bazë ajrore në Krime pas shpërthimeve në fillim të kësaj jave.
Baza e Saky në perëndim të Krimesë së sunduar nga Rusia u trondit nga një varg shpërthimesh të martën, ku mbeti i vdekur një person.
Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë – por këto prova të reja sugjerojnë mundësinë e një sulmi të synuar, shkruan BBC.
Imazhet nga Planet Labs me bazë në SHBA, tregojnë zona të mëdha të tokës së djegur të mbetura nga zjarret që shpërthyen.