Dje Rusia publikoi lajmin për manovra të flotës së saj ushtarake në Detin e Zi. Luftanijet amerikane që kishin nisur në formacion drejt Ukrainës nga Deti i Zi kanë ndryshuar kurs dje pasi Rusia paralajmëroi ushtrinë e Joe Biden të mos përfshihet në rajon “për të mirën e tyre”, transmeton Kosova Post.
Burimet diplomatike thanë sot se kalimi i luftanijeve amerikane në ngushticën e Bosforit që duhet të kryej dje nuk ka ndodhur.
Dy dislokimet ushtarake të parashikuara ishin anuluar dhe se nuk ka njoftime për një tjetër orar zhvillimesh. Javën e kaluar Turqia njoftoi se ishte informuar nga dy luftanijet amerikane se “do të kalojnë në ngushticën e Bosforit drejt Deti të Zi, dhe do të mbeten në rajon deri më 4 maj”.
Më herët Kremlini kishte paralajmëruar luftanijet e SHBA të qëndronin larg zhvillimeve në Krime “për të mirën e tyre”, duke e quajtur përfshirjen e tyre në detin e Zi “një provokim me qëllim të testojnë nervat e Rusisë”. Moska ka dislokuar 15 luftanije në Detin e Zi mes tensioneve me Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë. 15 luftanijet ruse kanë lundruar në një rrjet të gjerë kanalesh e lumenjsh nga deti Kaspik, në detin Azov, e më tej në Detin e Zi. Dje Rusia publikoi lajmin për manovra të flotës së saj ushtarake në Detin e Zi.