Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, ka shprehur jo interesim për të qëndruar më tek skuadra angleze, Chelsea dhe tashmë pritet të kthehet të ish-skuadra e tij, Inter.
Tashmë, rikthimi i Lukaku tek Interi është vetëm çështje orësh, ndërsa nesër pritet t’i përfundoje testet mjekësore dhe të nënshkruhet marrëveshja.
Guiseppe Marotta, CEO i skuadrës së Interit, e ka konfirmuar lajmin, pasiqë është pyetur nga gazetarët.
“Kur do të vijë Lukaku? Mendoj sonte”, kështu është shprehur ai kur është pyetur rreth ardhjes së belgut.
Drejtori gjeneral i Interit gjithashtu është pyetur se kur do të vijë Dybala dhe përgjigja e tij ishte vetëm një buzëqeshje në momentin që po futej në makinë.
Chelsea do të përfitojë tetë milionë euro nga huazimi i Lukakut, e që do të jetë pa të drejtë blerje.