Romelu Lukaku ka bërë të ditur se dëshiron të rikthehet në Serie A tek skuadra e Milanos së Italisë, shkruan KosovaPost.
Rikthimi në Londër te Chelsea ishte një vendim të cilin sulmuesi belg e kishte pritur për kohë të gjatë.
Megjithatë, Lukaku e ka pranuar se situata nuk është e mirë derisa ka dhënë sinjale se pa u menduar dy herë do të kthehej te Interi.
“Fizikisht jam shumë mirë, por nuk jam i lumtur me situatën te Chelsea. Tuchel ka vendosur të luajë me një tjetër sistem, por unë nuk dorëzohem. Jam një profesionist edhe pse nuk jam aspak i lumtur për momentin”, tha ai për “Sky Sports”
Në njëfarë forme Lukaku është shprehur ‘pishman’ që e ka lënë skuadrën e “Neraazzurëve”
“Mendoj se gjithçka ndodhi në verë, nuk duhej të ndodhte në atë mënyrë. Mënyra si lashë Interin, përshëndetja me tifozët. Kjo më shqetëson shumë sepse nuk ishte koha e duhur, tani është momenti për të folur për ndjenjat e mia.
“E kam thënë gjithnjë se e kam Interin në zemër, e di që do të rikthehem aty. Shpresoj që kjo të ndodhë sepse jam i dashuruar me Italinë, tani është momenti i duhur për të folur dhe për të bërë njerëzit të kuptojnë se çfarë ndodhi. Dua me të vërtetë t’i kërkoj falje tifozëve të Inter, koha kur unë fola ishte e gabuar. Ajo që keni bërë për mua dhe familjen time nuk do të mund ta harroj kurrë”.
28-vjecari belg numëron 17 paraqitje këtë edicion me Chelsean, ku dhe ka shënuar gjashtë gola.