Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka ka marr vaksinën e imunizimit ndaj COVID-19. Raka është vaksinuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dëshmorët e Lirisë” në Kaçanik.
Ai ka thënë se nuk ishte nga të parët që u vaksinua në Kosovë sepse nuk donte që të merrte vaksinën para atyre që janë më të rrezikuar se sa ai nga COVID-19.
“Unë deri tash nuk e kam marr vaksinën sepse nuk i kam bërë pesë muaj nga virusi. Mirëpo hezitimi i mjekëve në Kosovë më shtyu që të marr vet vaksinën dhe t’ju tregoj që vaksina është e sigurtë. Ata që refuzojnë të marrin vaksinën, duhet të dorëzojnë mantilin e bardhë”.
“Frika e tyre lidhet me mpiksjen e gjakut. Miliona njerëz e kanë marr vaksinën deri më tani dhe rastet e mpisksjes kanë ndodhur në vetëm 4 raste në 1 milion”, ka deklaruar Raka.
Ndërsa, kujtojmë që tashmë mbi 4 mijë punëtorë shëndetësorë ne vend janë vaksinuar kundër këtij virusi, derisa po vazhdon edhe vaksinimi i qytetarëve tjerë.