LulzimTafa, fitues i çmimit të parë ndërkombëtar për letërsi ‘Radovan Zogoviq’

LulzimTafa, fitues i çmimit të parë ndërkombëtar për letërsi ‘Radovan Zogoviq’

Në kuadër të solemnitetit që mbahet për Ditën e malazezëve të Kosovës dhe Ditën e Pavarësisë së Malit të zi dhe me rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Shoqata dhe Unioni i malazezëve të Kosovës e nderuan poetin Lulzim Tafa me çmimin e parë ndërkombëtar për letërsi “Radovan Zogoviq”, për librin e tij “Zavjetne Pjesme” (Këngët e përgjërimit), të botuar në Podgoricë.

Çmimin në prani të autoriteteve shtetërore dhe kulturore të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, poetit Tafa ia dorëzoi ambasadori i Mali të Zi në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, z. Ferhat Dinosha,  në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë.

LulzimTafa është njëri ndër poetët më të njohur dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe në botë.