Bordi i RTK-së e ka shkarkuar mbrëm drejtorin e Radio Kosovës, Ernest Lumën.
Por për shkarkimin, reagoi vetë Luma i cili ka dhënë edhe arsyen e shkarkimit të tij.
Ai e ka lidhur vendimin për shkarkimin e tij me një deklaratë që kishte dhënë për partinë e themeluar nga presidentja Vjosa Osmani, pas daljes nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Kjo është arsyeja e shkarkimit tim. Mosarsyet i tregoj në ditët në vijim. Në Korenë e Kim Jon Un-it, për këtë arsye të kishin ekzekutu me top. Këtu, me shkarkim. Kam pshtu lehte! Përndryshe, jam mësu m’u çu e m’u rrëxu që 100 vjet, me e pa arsye. Pa merak. Shihemi prapë”, ka shkruar ai.