Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dërguar familjes Hoxha një telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Prof. Ridvan Hoxha, shkruan Kosova Post.
“E nderuara familje Hoxha,
Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Prof. Ridvan Hoxha.
Ridvan Hoxha ishte veprimtar i njohur i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në ditët më të vështira dha kontribut të veçantë për vendin përmes profesionit të tij në arsim.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta të gjithë familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe Degës së LDK-së në Prizren”, ka shkruar Abdixhiku.