Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka thënë se Konferenca e Rambujesë shënon përpjekjen më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjen e Kosovës, përcjell KosovaPost.
“Në këtë datë, para 23 vitesh, i hapi punimet konferenca më e rëndësishme për Kosovën në Rambuje të Francës. Konferenca e Rambujesë shënoi përpjekjen më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjen e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Sipas Lushtakut, delegacioni kosovar i udhëhequr nga Hashim Thaçi, mbrojti interesat e Kosovës në këtë konferencë.