Kandidati për Deputetë nga PDK, Mërgim Lushtaku, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se ka vizituar punëtorët e Kompanisë ARBOTEC e cila ushtron aktivitetin e saj në tregun vendor dhe ndërkombëtar përcjell Kosova Post.
“Para tyre shpreha zotimin tonë, të Partisë Demokratike të Kosovës për #Rimëkëmbje ekonomike dhe kushte më të mira për punëtorët. Prioritet i ynë është që pagën minimale nga 170€ ta rrisim në 300€”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë t’i vizitoj punëtorët e zellshëm të Kompanisë ARBOTEC e cila ushtron aktivitetin e saj në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Para tyre shpreha zotimin tonë, të Partisë Demokratike të Kosovës për #Rimëkëmbje ekonomike dhe kushte më të mira për punëtorët. Prioritet i ynë është që pagën minimale nga 170€ ta rrisim në 300€.
#MERGIMLUSHTAKU11✅
#PDK134✅
#RIMËKËMBJE