Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka takuar disa nga themeluesit e UÇK-së, shkruan Kosova Post.
Kështu ka bërë të ditur djali i tij, Mërgim Lushtaku përmes një postimi në Facebook.
“Përgjithmonë krenar me brezin e njerëzve që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe përmes luftës për liri, e vunë në vend sakrificën dhe të drejtën e popullit tonë, për Kosovën shtet të pavarur e sovran”, ka shkruar Lushtaku.
Postimi i plotë:
Bashkë disa nga themeluesit e UÇK-së.
Përgjithmonë krenar me brezin e njerëzve që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe përmes luftës për liri, e vunë në vend sakrificën dhe të drejtën e popullit tonë, për Kosovën shtet të pavarur e sovran.
🇦🇱🇽🇰
#SamiLushtaku
#FadilKodra
#JakupNura
#SahitJashari
#RafetRama
#AdemNura