Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka propozuar që Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore në Gjilan të zhvendoset në bazën më të madhe ushtarake të FSK-së që pritet të ndërtohet në Mitrovicë.
Me anë të nj137 postimi në Facebook Haziri ka propozuar që pas zhvendosjes të lirohet hapësira për Kampusin Universitar të Universitetit të Gjilanit.
Postimi i plotë:
Pas vendimit për ndërtimin e bazës më të madhe ushtarake të FSK’së në Mitrovicë, uroj dhe propozoj që Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore në Gjilan të zhvendoset atje, në mënyrë që të na lirohet hapësira e premtuar për Kampusin Universitar!