Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se tek tani, pas 20 vitesh, ka nisur zbardhja e vrasjeve politike, shkruan Kosova Post.
Ai në një postim në Facebook ka folur për vrasjen e anëtarit të LDK-së, Xhemail Mustafa.
“Më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike. Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet. O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë. Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë”, ka shkruar ai.