Përsëri është përmbysur rezultati në Gjilan. Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dalë përpara Alban Hysenit të Vetëvendosjes, me një diferencë të vogël votash, transmeton Kosova Post.
Deri më tani, në këtë komunë, janë procesuar 88.98% të vendvotimeve, ndërsa Haziri prinë me 44.22%, i ndjekur nga Hyseni me 44.10%.
Deri më tani në këtë komunë janë numëruar 112 nga 126 vendvotime.