Ndërtesa e banesa me çmim të përballueshëm e të arsyeshëm ishte njëra nga pikat apo zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje në fushatë elektorale, para se të korrte një fitore të paparë në historinë e zgjedhjeve demokratike në Kosovë, shkruan KosovaPost.
E, një zotim të tillë duket se po e bën jetëson Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili bashkë me drejtorin rajonal të IFC-së, Ary Naiim kanë nëshkruar një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me studimin e fizibilitetit mbi projektin e banimit të përballueshëm
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë LVV, të cilët kanë shkruar në faqen e tyre në Facebook.
“Gjithsej 4,000 njësi banimi moderne me çmim të përballueshëm për qytetarët, përveç se do t’i shtojnë mundësitë për një jetë më cilësore, po ashtu do të nxisin edhe zhvillim ekonomik në vend”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë: