Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se sigurinë në vend për momentin e garanton vetëm prezenca e pjestarëve të KFOR-it në kazerma.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Manxhuka e ka quajtur këtë deklaratë si të dhëmshme dhe të papranueshme.
“Ndërkohë që Policia e Kosovës është në krye të detyrës, vjen një deklaratë shumë e dëmshme dhe e papranueshme nga nënkryetari i LDK-së”, shkroi ai.