Sekretarja organizative e VV-së, Vlora Haxhimehmeti së bashku me deputetin Liburn Aliu kanë mbajtur një konferencë për media pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Haxhimehemeti tha se do të nisin një peticion online me kërkesën për zgjedhje të reja.
“Arritjet e mëdha të 100 ditëshit po i pengojnë ata që u humbën me 6 tetor. Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur anën e gabuar, por çka mund të prisnim tjetër nga këta gjyqtarë të akuzuar për korrupsion. Ne do të nisim një peticion online që nga ky moment. Peticioni do të jetë i stërmadh dhe nuk do të lejojmë shkeljen e demokracisë dhe të popullit.”GazetaBlic. Edhe deputeti Liburn Aliu tha se Gjykata Kushtetuse tregoi se shteti është i kapur akoma .
“Sondazhet që janë bë nuk tregojnë asgjë ndryshe nga ajo që dimë me 6 tetor. Përkundër këtij vullneti dhe kur panë që njerëzit po u largonin nga bordet ata filluan të veprojnë. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja që të zgjidhet kriza politike drejt çlirimit apo drejt të të korruptuarve. Vetëm qeveria e dalë nga zgjedhjet ka legjitimiet për të qeverisur. Vendimi i Gjykatës Kushtetuse tregon se sa i kapur është shteti prej qeverisë së vjetër” tha Aliu.