Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Varianti i ri i Covid, më shumë raste të reja në Evropë

    Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Abazoviq i falënderon në shqip Kurtin, Osmanin e Ramën

    Abazoviq mban takim me partitë pro-serbe gjatë pauzës së mocionit

    Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

    Twitter rikthen llogaritë e politikanëve në Serbi

    Ish-Ambasadori Kirby: Dialogu s’mund të ketë sukses nëse Serbia nuk shkëputet nga Moska

    Pejani e bën gruan për spital

    Prizren, një muaj paraburgim për dhunë ndaj gruas

    Ambasadori amerikan Hovenier falënderon atasheun e Mbrojtjes së SHBA-së

    Kurti pranon telefonat nga i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, e nevojshme një marrëveshje për njohje reciproke

    Kurti: Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën

    Muhamed Kallaba shpalos programin për Kamenicën: Do të bashkëqeveris me qytetarët, do ta reformoj arsimin pa i mbyllur shkollat (Video)

    Një i vdekur dhe katër të lënduar në një vet-aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Prejardhja e emrit Shqiptar!!! A e dinit se nga vjen emri ynë?

    Burra Shqipërie… “Zogu çoi në parlament këmishën time të natës me provën e virgjërisë”, – kujton Geraldina

    Çfarë i shkruante Sami Frashëri Jeronin de Radës?

    Hoxha Hasan Tahsin, patriot për mbrojtjen e trojeve shqiptare

    Pas gjysmëshekulli, Akademia i kërkon falje për fjalimin e saj aktores indiane që e refuzoi Oscarin në emër të Marlon Brandos

    Nafta në Shqipëri më e shtrenjta në Evropë sipas fuqisë blerëse

    Bie çmimi i karburanteve në tregun ndërkombëtar – nafta më e lirë prej kohës kur Rusia pushtoi Ukrainën

    Omer Hajami dhe Selman Rushdie

    Omer Hajami dhe Selman Rushdie

    Si shekujt e vetë-izolimit e shndërruan Japoninë në një nga shoqëritë më të qëndrueshme në botë

    Historia e panjohur e rusit të bardhë, Bespallov, që vuajti 7 vjet në Spaç: Kadri Hazbiu s’ia fali kurrë…

    Idetë komuniste ekzistonin shumë kohë para Marksit

    Sot ” E zeza në të bardhën” shpalos planin, Abazoviq për kryeministër

    Malazezët, deri në shekullin XIX nuk e kanë mohuar origjinën shqiptare

    Në Bursën e poçarëve

    Në Bursën e poçarëve

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Kulturë

Ma hiq qafe atë celular!

1 Dhjetor, 2021 14:13
në Kulturë
Ma hiq qafe atë celular!
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Umberto Eco
Përktheu: Henrik Ligori

Pak kohë më parë, ndërsa po flisja para Akademisë së Spanjës në Romë, një zonjë duke ujdisur telekamerën ma përplasi në fytyrë një dritë verbuese e s’po më linte të lexoja dot shënimet. Iu ktheva shumë i lënduar, sikurse më ka ndodhur edhe me fotografë të tjerë të pasjellshëm, duke i thënë se rregullat e ndarjes së punëve na mësojnë se kur unë jam duke punuar të tjerët duhet ta lënë punën. Dhe, zonja e fiku telekamerën, por mori pamjen e njeriut që i bien më qafë kot.

Në San Leo, bash javën që shkoi, ndërsa po shpallej një nismë shumë e bukur e komunës për rivlerësimin e peizazheve të vendit në pikturat e Piero della Francescas, tre veta po më verbonin me blicet e tyre, ndaj m’u desh t’u kujtoja rregullat e edukatës së mirë.

Lexo Edhe:

Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Abazoviq mban takim me partitë pro-serbe gjatë pauzës së mocionit

Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

Dukej se në të dy rastet verbuesit nuk ishin tipa nga ata që futen në “Big Brother”, por, me gjasë, njerëz të mësuar dhe që vijnë me dëshirë në veprimtari të tilla për të ndjekur diskutime në një fushë të dijes. Gjithsesi, është e qartë se sindroma e syrit elektronik i uli ata nën nivelin që mbase aspironin, ngaqë, praktikisht të çinteresuar për çka po thuhej, donin vetëm ta regjistronin ngjarjen, qoftë edhe për ta vënë pastaj në YouTube. Nuk donin të kuptonin për çfarë po flitej, ngase atë që mund ta kishin rrokur përmes shqisave, mëtonin vetëm ta ruanin në kujtesën e telefonit celular.

Gjithëprania e syrit mekanik në vend të trurit më ngjan se ka ndryshuar mendërisht edhe njerëz përndryshe të qytetëruar. Nga veprimtaria ku qëllon të marrin pjesë, ata largohen duke marrë me vete ndonjë imazh, por pa kuptuar asgjë se ç’u tha e se ç’u bë (dhe do t’i kisha mirëkuptuar nëse do të isha ndonjë kërcimtar nudist). Sikundër e marr me mend, teksa i bien botës rrotull duke fotografuar çfarë u sheh syri, ata janë të dënuar që të nesërmen ta harrojnë ç’mundën të shohin një ditë më parë.

Në disa raste kam rrëfyer se ç’më ndodhi në Francë më 1960-n, kur pasi fotografova si i marrë një mori katedralesh, hoqa dorë përfundimisht nga bërja e fotografive. Sepse kur u ktheva në shtëpi nuk rikujtoja dot çfarë kisha parë, ndërsa nga udhëtimi më mbetën si kujtim vetëm disa foto pa vlerë. Prandaj, e flaka aparatin dhe gjatë udhëtimeve të mëvonshme atë që shihja mundohesha vetëm ta regjistroja në mendje. Si kujtim për më vonë, më shumë për të tjerët sesa për vete, blija kartolina shumë të mira.

Dikur kur isha vetëm njëmbëdhjetë vjeç, më tërhoqi vëmendjen poterja e pazakonshme në unazën e qytetit, ku më pati marrë osh turma e njerëzve. Pashë nga larg sesi kamioni pati përplasur një qerre që e ngiste një fshatar; kishte pasur edhe gruan me vete. Gruaja ishte plandosur përtokë me kafkën e çarë dhe dergjej mbi një grumbull gjaku dhe lënde trunore, ndërsa i shoqi e shtrëngonte në kraharor duke klithur nga dëshpërimi (në kujtimet e mia, ende të llahtarshme, skena më fanepsej si një tortë me pana e luleshtrydhe, e shkelur me këmbë). I terrorizuar nuk u avita më tepër, jo vetëm pse ishte hera e parë (fatmirësisht, edhe e fundit) që shihja tru të shpërndarë mbi asfalt, por sepse për herë të parë u gjenda përballë vdekjes. Dhe përballë dhimbjes, dëshpërimit.

Çfarë do të kishte ngjarë sikur të kisha pasur një celular me telekamera, sikurse e kanë sot të gjithë fëmijët? Mbase do ta kisha regjistruar skenën për t’u treguar miqve se unë isha aty, pastaj ndoshta këtë pasuri do ta hidhja në YouTube për të kënaqur ithtarët e tjerë të “schadenfreude”, ndryshe, të gazit që ndien nga gjëma e tjetrit. Pastaj, ku i dihet, duke regjistruar fatkeqësi të tjera, dhimbja e tjetrit s’do më bënte më përshtypje. Përkundrazi, unë ngjarjen e regjistrova në kujtesë dhe ato pamje edhe tash pas shtatëdhjetë vjetësh s’më hiqen nga mendja dhe vazhdojnë të më edukojnë: po, ato më bëjnë ta ndiej në shpirt dhimbjen e tjetrit. Nuk e di nëse djelmoshat e sotëm e kanë ende këtë mundësi për t’u ndjerë të rritur. Sot, kjo racë të rriturish ka humbur përgjithmonë, ngaqë fëmijët gjithë ditën e ditës i mbajnë sytë ngulur te telefonat celularë.

ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Varianti i ri i Covid, më shumë raste të reja në Evropë

Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

19 Gusht, 2022
Abazoviq i falënderon në shqip Kurtin, Osmanin e Ramën

Abazoviq mban takim me partitë pro-serbe gjatë pauzës së mocionit

19 Gusht, 2022
Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

19 Gusht, 2022

Twitter rikthen llogaritë e politikanëve në Serbi

19 Gusht, 2022
Ish-Ambasadori Kirby: Dialogu s’mund të ketë sukses nëse Serbia nuk shkëputet nga Moska

Ish-Ambasadori Kirby: Dialogu s’mund të ketë sukses nëse Serbia nuk shkëputet nga Moska

19 Gusht, 2022

Tjera nga rubrika

Rusia planifikon të shkëpusë termocentralin më të madh në Europë nga rrjeti energjetik ukrainas

13:55

Akullorja më e shtrenjtë në botë prodhohet në Itali, çmimi sa kushton

18:38

Vuçiq: Nëse kam qenë në darkë me Kurtin, nga sonte më nuk jam President i Serbisë

Takimi i tretë Kurti-Vuçiq, SHBA-ja: Të ruhet pavarësia e Kosovës, Kina: E mbështesim Serbinë

08:59

Mbappe në mes të dy “zjarreve”, ende s’e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij

Neymar ka zbuluar planin në prapaskenë të Mbappes si u mundua ta largonte nga skuadra

22:43

Inteligjenca britanike: Lufta në Ukrainë do të hyjë në një fazë të re me luftime më të ashpra

Rusët nuk po ndalen së ikuri nga Krimea – publikohen pamjet e kolonave të gjata të veturave

23:20

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.