Presidenti francez Emmanuel Macron sot ka realizuar një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, ku dënoi granatimin e centralit bërthamor Zaporizhzhia.
Në një kumtesë të lëshuar pas bisedës, Macron ka thënë se nuk është sulmuar vetëm centrali bërthamor Zaporizhzhia, por edhe ajo në Rovan dhe Kmelnicki sikurse edhe diga Nova Kahovka.
Ai shtoi se presidenti Zelensky ka falënderuar Francën “për ndihmën e vazhdueshme të dhënë për ushtrinë ukrainase”.
Në anën tjetër presidenti ukrainas në Twitter ka bërë të ditur se ka biseduar me Macronin, të cilin e njoftoi për situatën në fushëbetejë dhe në centralet bërthamore të Ukrainës.