Presidenti francez Emmanuel Macron, duke argumentuar se dialogu me Rusinë duhet të vazhdojë, tha se “Pse vetëm Turqia vazhdon të bisedojë me Rusinë, edhe Franca duhet të ndërmejtësoj”, njofton Kosova Post.
Në fjalën e tij në takimin e ambasadorëve francezë në Pallatin Elysee, Macron vuri në dukje domosdoshmërinë e dialogut me Rusinë për të arritur paqen pas sulmit në Ukrainë.
Macron, i cili bëri një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin disa herë pasi Rusia filloi sulmet e saj më 24 shkurt, shpjegoi pikëpamjet e tij për dialogun, “Pse vetëm Turqia vazhdon të bisedojë me Rusinë, edhe Franca duhet të ndërmejtësoj”.
Duke shprehur se fuqitë botërore duhet të përgatiten për një “paqe të negociuar”, Macron theksoi se koha dhe kushtet e kësaj varen nga Ukraina.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për një luftë të gjatë. Duhet të shmangim përshkallëzimin dhe të përgatitemi për paqen”, tha Macron./KosovaPost/