Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka refuzuar që ta përdorë termin “gjenocid” për të bëmat e rusëve në Ukrainë.
Kjo, sepse sipas Macron, rusët dhe ukrainasit janë “vëllezër”, teksa shtoi se përdorimi i termit “gjenocid” do të përbente një përshkallëzim verbal dhe do të ndërlikonte përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.
“Fjalët e kanë një domethënie, dhe duhet të jemi të kujdesshëm sepse roli im është që të ndihmoj për të sjellë paqe ose të paktën të ndalet kjo luftë”, ka thënë Macron në një intervistë për radion France Blue, shkruan Sky Neës, transmeton KK.
Ndërsa, udhëheqësit botërorë kanë marrë qasje të ndryshme se sa ashpër do ta dënojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Kurse, në fillim të kësaj jave, presidenti i ShBA-së, Joe Biden, veprimet e Rusisë i përshkroi si “gjenocid”.