Në një deklaratë të bërë nga llogaria e Xhamisë së Madhe të Parisit në rrjetin social “Twitter”, u raportua se Macron pati një takim “miqësor dhe të ngrohtë” me drejtuesin e Xhamisë, Chems-eddine Hafiz, transmeton Kosova Post.
“Vizitë e improvizuar e Presidentit të Republikës në Xhaminë e Madhe të Parisit. Bisedë miqësore dhe e ngrohtë mes rektorit Chems-eddine Hafiz dhe Presidentit Emmanuel Macron, gjatë së cilës ai shprehu miqësinë e tij me francezët me besim mysliman”, shkruhej në postimin e bërë nga llogaria zyrtare e Xhamisë së Madhe të Parisit.
Visite impromptue du Président de la République à la Grande Mosquée de Paris. Entretien amical et chaleureux entre le recteur @chemshafiz et le président @EmmanuelMacron, au cours duquel il a manifesté son amitié aux Français de confession musulmane. pic.twitter.com/HLIghY0Ge7
— Grande Mosquée de Paris (@mosqueedeparis) March 8, 2021