Madhështore, Majlinda dhe Distria në finale të Grand Prix’it në Uzbekistan

Madhështore, Majlinda dhe Distria në finale të Grand Prix’it në Uzbekistan

Dy xhudistët kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi kanë kaluar në finale të Grand Prix’it të xhudos që është duke u mbajtur në Uzbekistan.

Majlinda e mposhti me ippon, Ana Perez Box, duke kaluar në finale të kësaj gare.

Në anën tjetër në finale të këtij turneu kaloi edhe Distria Krasniqi.

Krasniqi e mundi në gjysmëfinale Amber Gersjes për të kaluar në finale ku do të përballet me Eva Csernoviczi nga Hungaria.