Madonna u kritikua për një postim në Instagram që ndjekësit e saj e përshkruan si “të tmerrshëm” transmeton Kosova Post.
Teksa shumë njerëz u përgjigjën duke i kërkuar Madonës që të shmangte ndarjen e imazheve të ngjashme në të ardhmen, këngëtarja e njohur me këngën “Like a Virgin” ngriti edhe pyetje se si i trajtonte punonjësit e saj për shkak të asaj që shkruante nën postim.
Duke thënë se xhirimet i përfunduan me “buxhetin pothuajse zero” dhe “pavarësisht gjithçkaje”, Madonna tha: “Arti nuk vdes nëse ke forcë të luftosh për atë që beson!” shkroi ajo.
Këngëtarja shtoi: “Faleminderit për të gjithë ata që na mbështetën me të vërtetë, flinin në divane dhe punuan me orë të tëra falas për të mbështetur Madame X”.
“Jam ngopur me dhunën ndaj grave dhe “artin” që e përshkruan atë. Mirupafshim”, shkruante një përdorues i inatosur i Instagramit, ndërsa të tjerë e quajtën imazhin “të tmerrshëm” dhe “një fiasko”.
Një përdorues u përgjigj: “Është në rregull të paguash artistë”, duke iu referuar asaj që shkruhej në postim.
Këngëtarja ka shpërndarë një seri fotosh për të promovuar xhirimet e saj të diskutueshme për Revistën V. Në njërën prej fotove, fotografi Steven Klein shihet duke mbajtur një thikë në fyt të Madonës.
Një tjetër shtoi, “Përkufizimi i shfrytëzimit = njerëzit që punojnë për ju në emër të ‘artit’ falas.”
Xhirimi i Madonna-s për revistën e modës kishte shkaktuar më parë reagime kur u shfaqën pamjet që tregonin këngëtaren duke “ringjallur” Marilyn Monroe në “shtratin e saj të vdekjes”.
Pamjet thuhet se janë frymëzuar nga seti fotografik i Bert Stern The Last Sitting me aktoren në vitin 1962, vetëm 6 javë para vdekjes së Marily-t në moshën 36-vjeçare./KosovaPost/