Qeveria malazeze ka shtrënguar kushtet për hyrjen në vend për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, dhe qytetarët malazezë dhe të huajt mund të hyjnë vetëm nëse plotësojnë njërën nga katër kushtet e përcaktuara, transmeton Kosova Post.
Qeveria ka miratuar masa të reja në luftën kundër virusit korona, të cilat do të jenë të vlefshme nga 11 deri më 24 shtator.
Njëra nga kushtet për të hyrë në Malin e Zi , është 14 ditë koha e marrjes së dozës së dytë të vaksinës, , Kushtet janë që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi për vaksinat e dhëna në dy doza, personat që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës duhet të kenë edhe testin PCR negativ për kovid-19 jo më i vjetër se 72 orë si dhe një test i shpejtë negativ i antigjenit jo më i vjetër se 48 orë.
“Qytetarët e Malit të Zi dhe të huajt me qëndrim të përkohshëm që nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e përcaktuara dërgohen në izolim, i cili mund të ndërpritet me një test PCR, i cili është negativ në ditën e gjashtë pas kalimit të kufirit,” tha ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojovi.
Personat nën moshën 18 vjeç hyjnë në Malin e Zi pa kushte, si qytetarë malazezë ashtu edhe të huaj, shkruan danas. Deri më tani, hyrja nga vendet e rajonit ka qenë pa asnjë kufizim. Drejtori i Institutit për Shëndetin Publik, Igor Galiq, tha se më shumë se një e treta e të sëmurëve aktualisht janë qytetarë të moshës 20 deri në 39 vjeç.