“Një bazë e përkohshme operacionale e forcës MINUSMA ishte shënjestër e një sulmi me autobombë. 15 paqeruajtës u plagosën dhe u evakuuan”, tha në Twitter, Misioni i Integruar Shumëdimensional i Stabilizimit i OKB-së në Mali (MINUSMA).
Së paku 15 paqeruajtës të OKB-së u plagosën në një sulm me autobombë që synonte një bazë të përkohshme operacionale në Mali, bëri të ditur misioni i OKB-së në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
“Këtë mëngjes, një bazë e përkohshme operacionale e forcës MINUSMA pranë fshatit Ichagara, në komunën Tarkint, rajoni Gao, ishte shënjestër e një sulmi me autobombë. 15 paqeruajtës u plagosën dhe u evakuuan”, tha në Twitter, Misioni i Integruar Shumëdimensional i Stabilizimit i OKB-së në Mali (MINUSMA).
Misioni dënoi sulmin dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve.
Të dielën e kaluar, të paktën pesë civilë u plagosën po ashtu në një sulm që ndodhi në Kero Cercle të rajonit Mopti.